Kanceri i mushkërive, cilat janë shkaqet?

Nga onkologia Nevila Rexhaj:

Kanceri i mushkërisë ndahet ne 2 lloje kryesore: kanceri i mushkërise me qeliza jo të vogla që përbën edhe llojin më të shpeshtë (rreth 80-85% të rasteve) dhe kanceri i mushkërisë me qeliza të vogla (rreth 15% te rasteve) i cili është më agresiv dhe ka vdekshmëri të lartë.

Onkologia Nevila Rexhaj

Onkologia Nevila Rexhaj

Tipet histologjike më të shpeshta që futen në grupin e kancerit të mushkërisë me qeliza jo të vogla janë: adenocarcinoma, carcinoma me qeliza skuamoze dhe karcinoma me qeliza të mëdha.

Shkaku kryesor për zhvillimin e kancerit të mushkërisë është pirja e duhanit (në 90% të rasteve të reja me kancer të mushkërisë shkaktar është pirja e duhanit). Rrezikshmëria e duhanit lidhet si me kohëzgjatjen e përdorimit, ashtu edhe me numrin e cigareve të konsumuara gjatë një dite.

Është provuar që pirja e duhanit rrit rezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë me 10 herë në krahasim me personat që nuk pinë duhan. Rritje të rrezikut për kancer kanë edhe personat që qëndrojnë pranë duhanpirësve për një kohë të gjatë (duhanpirje pasive).

Megjithëse duhani është faktori numër 1 i rrezikut për kancerin e mushkërisë, shkaqe të tjera janë identifikuar, si psh. ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj asbestit apo edhe elementeve të tjera, si: arseniku, nikeli etj., rrezatimi jonizues apo dhe dieta e varfër me fruta dhe perime gjatë moshës madhore.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?