Kanceri i qafës së mitrës, 100 raste diagnostifikohen në vendin tonë çdo vit

kanceri cervikal

Kanceri i qafës së mitrës është kërcënim kryesor i shëndetit të grave. Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 100 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës. Më tepër se gjysma e tyre diagnostikohen në stade të avancuara, kur trajtimi është pak efektiv dhe shumë i shtrenjtë.

Kjo shifër është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik.

Një nga shkaktarët kryesor të kancerit të qafës së mitrës është virusi i HPV-së (Human Papiloma Virus), që transmetohet nëpërmjet rrugëve seksuale. Kanceri i qafës së mitrës hyn në grupin e sëmundjeve të cilat mund të kurohen dhe mjekohen nëse trajtohet qysh në stadet e hershme.

Për ta parandaluar atë, duhet të kryeni pap testin në mënyrë të rregullt, të mbani vetëm një partner seksual dhe të përdorni metoda mbrojtëse të kontracepsionit, siç është p.sh. kondomi./ Blerta Koka, Shëndet+

Postime të ngjashme

Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit