Nga mjeku Bardhyl Popa
Simptomat alarmante:
Është e rëndësishme të verifikohen simptomat e kancerit të stomakut sa më shpejt të jetë e mundur.
-Të vjella që mund të jenë dhe me gjak
-Mostretje që mund të shoqërohet me një ose më shumë nga shqetësimet e mëposhtme: rënie në peshë, anemi, dobësi trupore, lodhje, këputje, mosha mbi 55 vjeç me shenja të mostretjes për kohë të gjatë ose histori familjare për kancer stomaku, intervent të mëparshëm për ulcer në stomak, ezofagiti barret (një sëmundje në të cilën qelizat jonormale zhvillohen në brendësi të ezofagut), anemi, displazi apo gastrit.
-Zverdhja e syve dhe lëkurës (ikter)
-Fryrja e dukshme e pjesës së sipërme të abdomenit
Kanceri i stomakut në stade të avancuara mund të shfaqë:
-Gjak në feçe ose gjakderdhje me feçet me ngjyrë të zezë
-Mungesa e oreksit
-Rënia në peshë pa një shkak
-Lodhje
-Ndjenja e rëndesës në stomak


