“Kanceri iku”, vogëlushi 3-vjeçar i Buble fiton betejën

Përshtati në shqip për Shëndeti Online: Blertina Koka

Djali 3-vjeçar i Michael Buble duket se e ka fituar betejën me kancerin në mëlçi. Ka qenë tezja e vogëlushit e cila ka treguar për një media argjentinase se Noah 3-vjeçar është shëruar nga kanceri.

“Kanceri iku”, mësohet të ketë thënë tezja e tij, dietologia Daniela Lopilato.

Gazetari i një emisioni mëngjesi në Argjentinë, Tomas Dente ka bërë publik lajmin duke thënë se do të rrëfente fjalë për fjalë se çfarë i kishte thënë në prononcim motra e Luisianës.

Ajo më tha, “Po, Noah po shërohet dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Prindërit e tij do të flasin kur të jenë gati.”

Nuk ka ende konfirmim zyrtar nga prindërit e Noah për gjendjen e vogëlushit.

Noah u diagnostikua me kancer në mëlçi në muajin nëntor. Menjëherë pas marrjes së lajmit, prindërit e tij, këngëtari Michael Buble dhe modelja Luisana Lopilato, anuluan të gjitha aktivitetet, duke u shkëputur tërësisht nga jeta publike.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?