Karrotat, ja pse duhet t’i hani patjetër

Me origjinë nga Afganistani, karrota përbën burimin më të mirë të vitaminës A, e cila lidhet me shikimin dhe me imunitetin e karrotaorganizmit tonë. Karrotat përmbajnë minerale që ushqejnë kockat tona, aparatin tretës dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut. Përmbajnë gjithashtu kalcium, magnez dhe fosfor duke kontribuar në mirëqnien e sistemit nervor!

Këshillë: konsumojini të fresëkta ose të ziera pak, të shoqëruara me ushqime që kanë përmbajtje yndyrnash, si p.sh. djathë, kos, etj. Prania e acideve lyrore bën të mundur përthithjen e karotenoideve.

Kujdes: nëse e teproni me konsumin e karrotave, do të shihni ngjyrën e pëllëmbëve të duarve t’ju kthehet në portokalli. Kjo është shenjë e hiperkarotenemisë dhe korrigjohet duke reduktuar konsumin e përditshëm të karrotave.

Ide gatimi: Mund të krijoni një sallatë me karrota të prera në formë fletësh të holla, stafidhe, kasius dhe majonezë të bërë në shtëpi!

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?