Rolina Naço, dietologe
Ëmbëlsirë kasatë për fëmijë dhe të rritur me përbërës natyralë dhe super të shëndetshëm.
Kos nga ai që hahet- Mjaltë në varësi se sa të ëmbël e doni
- Copa çokollate të zezë
- Stika
- Kumbulla të thata
- Por mund të vini edhe gjëra të tjera, si: arra, bajame, lajthi, reçel luleshtrydhe etj.
Përziejmë kosin me mjaltin dhe e shtrojmë në një tepsi të vogël. Sipër i hedhim përbërësit e tjerë dhe e fusim në ngrirje për 12 orë. Më pas e presim në copa dhe e konsumojmë sa herë të duam, duke e nxjerrë nga ngrirja.


