Kek me banane dhe arra

kek me arraPërbërësit (për 6 persona):

  • 3 kokrra vezë
  • ½ gote vaj gatimi
  • 1 gotë kos
  • ½ lugë kafeje sodë
  • 1 gotë sheqer
  • Miell
  • Arra të bluara
  • 3 kokrra banane të shtypura

Përgatitja:

1.Hidhni në një enë vezët, vajin, kosin, sheqerin dhe sodën. Filloni tretini me njëra – tjetrën me ndihmën e një mjeti të përshtatshëm, derisa të krijohet një masë homogjene.

2.Më pas, filloni gradualisht shtoni miellin. Duke shtuar miellin, vazhdoni ta trazoni masën në mënyrë që të bëhet homogjene. Shtoni miell gradualisht derisa të shihni me sy se është krijuar një masë e trrashë, homogjene.

3.Në fund shtoni bananet e shtypura dhe arrat e bluara sipas dëshirës.

4.Futeni në furrë të nxehur më parë me 180 gradë. Kekun hidheni në një tepsi të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell.

5.Mos e lini më shume se 30 – 40 minuta. Kur me sy të kuptoni se keku është bërë, fikeni furrën dhe lëren aty për 5 min. Më pas hiqeni dhe kthejeni në një enë tjetër.

Mund ta spërkatni me sheqer pluhur sipas dëshirës dhe pasi të ftohet, keku është gati për tu servirur.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin