Për një kek në tavë me korent duhen:
2 gota uji miell- 2-3 kokra vezë
- 1 gotë uji sheqer
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2 filxhanë kafeje kos
- Lëkurë limoni
- 1 filxhan kafeje arra
- ½ lugë kafeje sodë
- 2 lugë gjellë sheqer pudër
- 100 gr gjalpë
- ½ gotë uji vaj
- ½ gotë uji sheqer
- 4-5 kokrra vezë
- 2 gota miell
- Arra, rrush të thatë, kakao
Përgatitja
Në një enë rrihen vezët me sheqerin, shtohet kos, vaj, lëkurë portokalli ose limoni, arra të grira hollë e sipas mundësisë rrush e fiq të thatë të grirë dhe përzihen mirë.
Sitet mielli, përzihet me pak sodë dhe hidhet tek masa e përgatitur.
Brumi nuk duhet tërihet shumë që të mos bëhet elastik. Pastaj hidhet në tavën e lyer me yndyrë dhe të pudrosur me pak miell.
Në mes të tavës vendoset forma e lyer me gjalpë. Gjatë përgatitjes së kekut një pjesë e brumit mund të përzihet me kakao dhe të hidhet përsipër, kurse pjesa tjetër lihet e bardhë.
Brumi duhet të jetë i hollë, i derdhur, si kos i trashë. Piqet në temperaturë 200 gradë.
Ju bëftë mirë!


