1 ½ kupa miell
1 ½ l.v. pluhur pjekieje
¼ l.v. sodë
¼ l.v. kripë
1 ¼ kupa sheqer kaf
½ kupë gjalpë të butë
2 vezë
pak vanilje
¾ kupë kos i përzier me pak qumësht
90gr krem djathi
1 kupë luleshtrydhe të prera në feta
Pak sheqer pluhur
Përgatitja:
1. Ndizni furren në 180gradë Celsius. Bëni gati një tepsi keku duke e lyer me pak gjalpë ose vaj ulliri.
2. Në një tas të madh përzieni miellin, pluhurin e pjekies, sodën dhe kripën.
3. Në një tas tjetër rrihni 1 kupë sheqer me gjalpin deri sa të bëhet kremoze, rreth 2min. Shtoni 1 vezë dhe vaniljen dhe vazhdoni të rrihni. Hidhni gradualisht miellin dhe kosin në mënyrë të alternuar, një herë njërin – një herë tjetrin me 3 rradhë, duke e filluar dhe mbaruar me miellin. E vendosni mënjëanë.
4. Në një tas të vogël, rrihni kremin e djathit, me ¼ kupë të sheqerit të mbetur, dhe vezën.
5. Vendosni në tepsi gjysmën e brumit të parë. E mbuloni me perzierien e kremit te djathit dhe me pas i hidhni brumin e mbetur përsipër. Piqeni për 20minuta. E nxirrni nga furra per t’i shtuar luleshtrydhet dhe e fusni sërish në pjekie për 25-30 minuta të tjera!/Blerina Bombaj, dietologe


