Blerina Bombaj, dietologe / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’
Përbërësit
- 2
kupa* miell (përzieni 1 kupë miell të zakonshëm me 1 kupë integral)

- 1 3/4 kupa sheqer kane
- 1 1/2 kripë
- 1/2 lv sodë buke
- 1 kupë vaj ulliri
- 1 1/4 kupa qumësht
- 3 vezë të mëdha
- 1 1/2 lugë të mëdha lëkura portokalli
- 1/4 kupë lëng portokalli
- 1 dorë arra të thërrmuara
Përgatitja:
- Ndizni furrën në 180 gradë Celcius. Vendosni pak vaj në tepsi.
- Në një tas përzieni: miellin, sheqerin, sodën. Në një tas tjetër përzieni: vajin, vezët, lëkurat dhe lëngun e portokallit dhe qumështin. I shtoni përbërësit e thatë; përzieni deri sa të bëhen uniform.
- Vendosni brumin në tepsi dhe piqeni për rreth 1 orë, sa të marrë ngjyrë të artë pjesa e sipërme dhe prova me thikë të dalë e pastër nga brendësia. Lëreni të ftohet për 30 min dhe më pas e zhvendosni në enën e preferuar. Lëreni 2 orë të ftohet krejtësisht.
*kupa i referohet volumit prej 240ml = me 1 gotë uji


