Këllëfët dhe protezat a bëjnë që goja të vijë erë?

protezaNga stomatologia Elida Fejzo:

Jo, nuk është e vërtetë që i shkaktojnë erë gojës! Detyra e parë i mbetet mjekut që të bëjë aplikimin e saktë të tyre. Këllëfët, urat dhe protezat janë trupa të huaj në gojë për të cilat duhet treguar kujdes maksimal. Pllaka bakteriale nuk vendoset vetëm mbi dhëmbë dhe gingiva, por edhe mbi proteza, mbi gjuhë, në qiellzë, prandaj duhet pastruar çdo sipërfaqe në gojë. Veç kësaj ato krijojnë hapësira artificiale, të cilat duan kujdesin e tyre.

Protezat pastrohen me furçë dhe me sapun neutral, pra, jo me pastë dhëmbësh, sepse këto të fundit kanë veti abrazive (gërryese). Gjatë kohës që i heqim nga goja, i vendosim në një gotë të mbushur me ujë në mënyrë të tillë që gjysma e protezës të jetë e zhytur në ujë, gjysma në ajër. Ndërsa për protezat fikse, siç janë këllëfët dhe urat, është shumë e rëndësishme që të mos përdoren furça të ashpra, pasi kjo provokon hemorragji dhe, nëse është e mundur, të përdoren shplarësit e gojës.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer