Këngëtarja 50-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Përshtati në shqip për gazeta Shëndet+ dhe Shendeti Online: Blertina Koka

Këngëtarja Janet Jackson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 50-vjeçare. Artistja dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Wissam Al Mana, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Eissa Al Mana. Lajmi është bërë i ditur nga një burim i afërt me çiftin.

Janet ka pasur një lindje normale dhe të shëndetshme, edhe pse është 50 vjeç.

Spekulimet në lidhje me shtatzëninë e saj nisën prillin i vitit të kaluar, ku ajo shtyu një tur muzikor.

Ajo postoi një video në atë kohë në Twitter, ku u kërkonte ndjesë fansave se do të shtynte turin për shkak të një “ndryshimi të papritur”.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë