Keni gurë në veshka? Ja si t’i nxirrni ata në mënyrën më argëtuese

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

gure-ne-veshka

Trajtimi për gurët në veshka mund të gjendet tek parku më i afërt me lodra, ka zbuluar një studim i ri.

Disa xhiro në slitën hekurudhore mund të jenë mënyra më e sigurt për të nxjerrë gurët nga veshkat. Në këtë përfundim ka arritur një grup shkencëtarësh nga Kolegji Shtetëror Universitar i Miçiganit, të cilët bënë 60 herë xhiro në slitat e Disney World për të testuar teoritë e tyre.

Studimi, i publikuar së fundmi, është ideuar nga urologu David Wartinger, pasi kishte dëgjuar nga shumë pacientë për këtë metodë për nxjerrjen e gurëve në veshka. Ai vendosi që ta testojë këtë metodë. Së bashku me ekipin e tij, ai zhvilloi një model të veshkës me silikon të printuar në 3D, të cilën e mbushën me urinë dhe 3 gurë të përmasave të ndryshme.

veshk

Ata bënë pastaj 60 herë xhiro tek slita me e madhe hekurudhore e Disney World, me modelin e veshkës të vendosur tek njëra ndenjëse. Në fund ata i analizuan xhirot për të përcaktuar se si vendosja e modelit të veshkës në slitë, pozicioni (në fillim apo në fund të slitës) ndikonin tek nxjerrja e gurëve nga veshkat.

Në varësi edhe të madhësisë së gurëve dhe vendndodhjes së tyre, rezultatet treguan se ulja në fund të slitës është më e mirë për nxjerrjen e gurëve në veshka, ku përqindja është 64% me 17% në fillim të slitës.

slite

 

Gati 3 në 20 meshkuj dhe 2 në 20 femra preken nga gurët në veshka gjatë jetës së tyre, sidomos në moshat 30-60 vjeç.

Gurët në veshka janë kristale ose oksalate kalciumi që formohen në veshka ose fshikëzën e urinës. Këto kristale formohen nga kripa dhe acidi urik. Trashëgimia, mënyra e ushqyerjes, infeksionet urinare, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, pasiviteti etj janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?