Përgatiti për gazetën “Shëndet+’”: Elena Beta
Mjeku popullor dhe kirurgu, Vladimir Petrovich Filatov, këshilloi pacientët që vizituan klinikën e tij të syve, në vitet ’60 të provonin mjekësinë alternative për të parandaluar komplikacionet e mëtejshme të syve.
Ai rekomandoi një recetë “bombë” e cila u bë e famshme sapo pacientët që e provuan, dëshmuan për efektet e mrekullueshme që jep.
Përbërësit:
- 300 gram mjaltë
- 500 gram arra të grimcuara
- Lëng i shtrydhur prej 3-4 limonave
- 100 gram lëng aloe vera
Metoda e përgatitjes:
Si fillim merrni disa gjethe aloe vera. Sipas dr. Filatov, nuk duhet të prisni gjethet menjëherë, por lerini ato në një pjatë në frigorifer për 10-12 ditë.
Në këtë mënyrë, aloe vera do të formojë stimulatorë biogjen të cilat janë përgjegjëse për aktivitetin e qelizave. Më pas, lani gjethet dhe nxirrni lëngun prej tyre nëpërmjet shtrydhjes me garzë të copave të vogla nga gjethet.
Përziejeni atë me të gjithë përbërësit e tjerë, dhe ilaçi natyral për forcimin e shikimit është gati për përdorim. Konsumoni një lugë gjelle 3 herë në ditë, 30 minuta para ngrënies.
Ndiqni këtë procedurë derisa shikimi juaj të jetë përmirësuar plotësisht.
Për më tepër, kjo vitaminë “bombë” është e shkëlqyer për shëndetin e përgjithshëm.
Shënim: Vini re se përdorimi i lëngut aloe nuk këshillohet në rastin e sëmundjes akute të veshkave, problemeve gastrointestinal, hemorroideve, tuberkulozit, inflamacionit në organet riprodhuese të femrës, në tremujorin e fundit të shtatzënisë, dhe probleme kardiovaskulare. Për më tepër, aloe vera nuk duhet të jetë më i vjetër se disa vjet. Konsultohuni me mjekun para se ta filloni këtë trajtim.
Burimi:healthyfoodhouse/https://shendeti.com.al


