Keni probleme me veshkat? Ja disa ilaçe natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

veshka 9Numri i personave që përballen me ndërlikime prej formimit të gurëve në veshka, është gjithmonë në rritje. Shumë prej tyre marrin mjekime të ndryshme për eliminimin e dhimbjeve por duhet të dini se edhe ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundje.

Lëng limoni, vaj ulliri dhe uthulla: Kjo është një nga ilaçet më të efektshme për gurët në veshka. Kur të ndjeni simptomat e para, përziejeni 60 ml vaj ulliri dhe 60 ml lëng limoni. Pijeni të gjithë njëherësh, dhe pas kësaj pini dhe 350 ml ujë. Prisni gjysmë ore. Pastaj shtrydhni lëngun e gjysmë limoni në 350 ml ujë dhe shtoni një lugë gjelle uthull molle. Shkundeni dhe pini ilaçin. Kombinimi i lëngut të limonit, uthullës së mollës dhe ujit do të zvogëlojë dhimbjen.

Lëng shege: Fara dhe lëngu i shegës janë një ilaç efikas për gurët në veshka. Mund ta konsumoni si frut, në sallatë të kombinuar m eushqime të tjera ose mudn të pini lëngun e saj.

Selino: Është një perime me ndikim të madh në shëndetin e veshkave dhe të gjithë traktit urinar. Ju mund ta përdorni atë në sallatë, pini çaj nga selino ose mund ta përdorni si një përbërës shtesë në ushqim.

Borzilok: Çaji i bërë nga borziloku ka një ndikim pozitiv në shëndetin e veshkave. Nëse keni ndonjë problem me gurët në veshka përzijeni një lugë çaji lëng borzilok dhe mjaltë. Rezultatet do të jenë të kënaqshme.

Healthyfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit