Keni rrathë të zinj poshtë syve? Këto maska mund t’ju vijnë në ndihmë

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem që thuajse çdokush nga ne është i familjarizuar. Ka dhjetëra arsye përse ato shfaqen, por ka shumë pak mënyra për të shpëtuar prej tyre. Një konsultim me specialistin, ushqyerja e shëndetshme dhe gjumi, si dhe përdorimi i maskave natyrale për fytyrën mund t’ju ndihmojnë për heqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale për heqjen e rrathëve të zinj poshtë syve:

Lëng domatesh

Domatet përmbajnë lykopene, një antioksidues që forcon kapilarët e gjakut.

Si ta përdorni:

  • Aplikoni lëng domatesh në pjesën përreth syve dhe mbajeni për 10 minuta.
  • Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë
  • Aplikojeni këtë maskë çdo ditë për 2 javë dhe do të shihni rezultatet.

Bukë të bardhë dhe qumësht

Qumështi tonifikon, zbut dhe zbardh lëkurën. Ndërsa buka e bardhë përmban maja, të pasur me vitaminë B, që zbut lëkurën dhe heq njollat në fytyrë.

  • Bëni një pastë me bukë të bardhë dhe qumësht.
  • Aplikojeni maskën, duke u siguruar që shtresa të mos jetë shumë e trashë. Lëreni për 10-15 minuta, më pas e hiqni.
  • Nëse e përdorni këtë maskë rregullisht, do të zhduken shumë shpejtë rrathët e zinj poshtë syve.

Kompresa me kastravecë

Kastraveci përmban një numër të madh antioksiduesish dhe ka efekt zbardhues. Si ta përgatisni këtë maskë:

  • Prisni kastravecin në feta të holla dhe lini në frigorifer për 30 minuta.

Si ta përdorni:

  • Merrni fetat e kastravecit nga frigoriferi dhe vendosini në sy. Sigurphuni të mbulojnë të gjithë pjesët ku keni probleme.
  • Lërini për 10-15 minuta, më pas e lani fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për një javë.

Lëng patatesh

Patatet përbajnë përbërës zbardhues natyralë dhe vitaminë C.

Si ta përgatisni:

  • Qëroni pataten dhe shtrydhni lëngun.
  • Njomni pak pambuk tek ky lëng, aplikojeni tek pjesa përreth syve dhe mbajeni për 10 minuta. Më pas e lani fytyrën si zakonisht.
  • Mund ta përfundoni këtë proces duke masazhuar sytë me vaj ulliri. Përdoreni këtë trajtim çdo ditë për 2 javë.

Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave