Kërkesat që mjeku i njohur i rendit Ramës

“Mendoj se njerëzit në përgjithësi vlerësojnë te unë faktin e të qenit i vërtetë, “tritanor”, në fjalët dhe në veprimet e mia, si dhe në mirëbesimin që unë kam ndaj tyre”(Tritan Kalo).

Respekti për të vërtetën dhe bindja për ta artikuluar çdo herë atë e kanë lartësuar përherë e më shumë figurën e mjekut të njohur Tritan Kalo. Përmes komenteve të herëpashershme në media e rrjete sociale, Kalo shpreh qëndrimet e veta për çështje të ndryshme të aktualitetit dhe veçanërisht të shëndetësisë.

“Vendi i punës” nuk është parë asnjëherë si “kërcënim” që mjeku të mos vazhdojë me mendimet dhe sugjerimet e veta edhe ndaj “kokave të shtetit”.

Së fundmi, në një postim të kryeministrit të vendit Edi Rama, Kalo ka komentuar duke dhënë një sërë sugjerimesh të justifikuara/argumentuara për t’u zbatuar në mandatin e dytë.

Kryeministri e ka kaluar këtë koment (që përkon me shqetësimin e përgjithshëm të popullatës) pa iu përgjigjur. Shpresojmë që kryeministri të ketë harruar ta shtypë butonin “reply” nga nxitimi për të mbajtur shënim gjithçka që mjeku ka thënë.

Postimi i plotë i mjekut infeksionit Tritan Kalo:

 “Si një bir inxhinieri të Industrisë së Drurit dhe Pyjeve dhe një adhurues i pyjeve, i ajrit të pastër, i këtyre mushkërive “tona” të gjelbërta, më duhet t’ju kujtoj se dikur “muaji dhjetor ishte muaji i pyllëzimeve dhe i luftës kundër erozionit”. 100 ditët e para duhet të përkojnë edhe me fillimin e rigjelbërimit të vendit dhe përmirësimit të arsenalit tonë të gjelbërt, për të rritur cilësinë e ajrit si dhe për të shmangur në vitet që vijnë shpuarjen në det të mijëra metrove kub toke pjellore. Të përgatisim Shqipërinë e gjeneratave të tjera. Si qytetar dhe mjek jam dakord për ndërmarrjen e masave urgjente në zinxhirin kontrollues të sigurisë ushqimore, sepse një prej shkaqeve madhore të rritjes së sëmundjeve kanceroze është përdorimi nga popullata e ushqimeve jo mirë të kontrolluara në përmbajtjen e tyre. Si mjek, nëse është e mundshme, të shihet eficienca e “Koncensioneve të dhëna deri më tani në shëndetësinë publike”, para se të vijohet me koncensionimin e mëtejshëm të saj. Uroj që zëri im të dëgjohet”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën