Këshilla për një verë të bukur, me një lëkurë të shëndetshme

Erjona Shehu, dermatologe

  • Përdorni balsam për buzët me SPF 15
  • Përdorni ujëra termale për hidratim të herëpashershëm të fytyrës dhe dekoltesë ndërsa jeni në diell.
  • Freskohuni në dushet e plazhit me ujë të freskët herë pas here, sidomos në rastet kur djersini shpesh.
  • diell plazh det vajzaPavarësisht ndjesisë së freskisë që jep vera e bardhë, vera e kuqe është idealja për verën e nxehtë. Fenolet që gjenden në të qetësojnë vuajtjet e lëkurës nga dielli.
  • Përdorni make up (fond de teint) me SPF.
  • Mos harroni kapelet me brima.
  • Përdorni skrabin për të hequr lëkurën e vdekur të fytyrës dhe trupit.
  • Hani shumë pjepër dhe bostan. Janë hidratues të mrekullueshëm natyrale.
  • Përdorni për këmbët tuaja sa më shumë kremra zbutës dhe hidratues. Ashtu si fytyra edhe ato e vuajnë shumë diellin.
  • Për lëkurat me akne: mos harroni larësit antibakterialë.
  • Në rast pickimesh mos e kruani lëkurë. Thjesht do acaroni kruajtjen dhe do e dëmtoni lëkurën tuaj.
  • Përdorni krem për sytë. Mos harroni që rrezatimi nxit procesin e formimit të rrudhave rreth e rrotull syve.
  • Merrni produkte me antioxidantë ne dietë dhe për lëkurën.
  • Kujdes duart. Lyejini në darkë me krem.
  • Para se të flini ndani një luleshtrydhe në dy pjesë. Kalojeni në gjithë fytyrën tuaj me lëvizje rrethore dhe pasi ta keni mbajtur 5 minuta shplajeni fytyrën me ujë të bollshëm.
  • Kujdes me formulat e kremit mbrojtës që përdorni. Nuk duhet të jetë krem i trashë, por i lehtë në përmbajtje. Kështu lëkura do djersitje dhe ajroset mjaftueshëm.
  • Konsumoni sallata të pasura në vitaminë C dhe vitaminë E. Domatet dhe limoni janë esenciale.
  • Konsumoni shumë kos. Acidi laktik që ka në përmbajtje është i mrekullueshëm për djegien e lëkurës.

Verë të bukur për të gjithë ju!

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?