Këshilla për personat që vuajnë nga tiroidet

Nëse vuani nga tiroidet, duhet të mbani mend këshillat e mëposhtme:

  • Kontrolloni funksionin e tyre tek mjeku në intervale të përshtatshme dhe gjatë kohës së ndryshimeve të mëdha të trupit (të tilla si shtatzënia)
  • tiroidaSigurohuni të merrni mjaftueshëm jod në dietën tuaj ushqimore, veçanërisht nëse jeni vegjetarian.
  • Nëse keni marrë zëvendësues hormonesh për një kohë të gjatë për të trajtuar funksionin e ulët të tiroides, atëherë ju këshillojmë të konsultoheni me mjekun për ta ndaluar trajtimin, në mënyrë që të shihni nëse tiroidet vazhdojnë funksionimin normal edhe pa këtë trajtim.
  • Mbroni tiroidet nga rrezatimi.
  • Përdorni vajin e arrës së kokosit, pasi ky vaj shihet si një shpresë e re për të gjithë personat që vuajnë nga tiroidet. Përdoreni këtë vaj në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të lartë yndyrnash dhe karbohidratesh si sheqeri, patatet apo ushqimet e tjera me indeks të lartë glicemie.
  • Këshillohet që të konsumoni sa më pak sheqer nëse vuani nga tiroidet. Marrja e sheqerit nga produktet e tilla, si biskotat, çokollatat, ëmbëlsirat etj ndikon negativisht në funksionimin e organizmit.
  • Këshillohet që të mos hahen ushqime të thata, por të ushqeheni me gjellë, supë, perime dhe fruta të stinës dhe sa më shumë lëngje.

Përshtati në shqip pë “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)