Këshilla për pushimet, që të mos shtoni në peshë gjatë verës

Rolina Naco, dietologe klinike

Që të pushoni të qetë duke marr me pak kalori ndiqni këshillat më poshtë:
1. Tregoni kujdes te produktet krudo! Ato kanë mjaft vaj ulliri, pasi mënyra e tyre e përpunimit e ka të nevojshme, por një arsye tjetër që duhet të tregojmë është dhe për shkak të sigurisë ushqimore!
2. Pasta dhe rizoto, që janë nga më të preferuarat, do të ishte mirë të jenë 1-2 herë në javë dhe jo më shumë!
3. Akullorja është një zgjedhje shumë e mirë si ëmbëlsirë, por preferoni ato pa shumë çokollatë ekstra, shurup , reçel apo përbërës të tjerë qe do të shtojnë sasinë kalorike!
4. Mundohuni të mos konsumoni ushqim pas orës 7-9 të darkës!
5. Mundohuni të pini 1-2 gota ujë 1 orë para çdo vakti dhe e njëjta këshillë vlen edhe para se të pini një gotë birrë apo pije të tjera!
6. Mos harroni të keni vakte të shpeshta dhe të vogla në sasi por të pasura në perime!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?