Kryefaqja Box 3 Këshilla për të mbajtur peshën nën kontroll

Këshilla për të mbajtur peshën nën kontroll

0
Shpërndaje

Sigurisht është e nevojshme të kontrolloni gjithmonë peshën tuaj, jo vetëm kur jeni duke mbajtur dietë.

Ja disa këshilla do t’ju ndihmojnë të humbni kile dhe të ruani peshën sa më gjatë.

Renie ne pesheLëvizni më shumë-  ushtrimet janë mënyra më e mirë për të humbur kalori. Përpiquni të rrisni aktivitetin fizik kudo që ndodheni, ecni ose përdorni shkallët në vend të ashensorit.

Shmangni pijet me kalori- soda, pije energjike, madje edhe lëngjet e frutave janë të mbushura me kalori të panevojshme. Në vend të tyre provoni të pini çaj ose kafe, ujë me gaz me një fetë limoni, nenexhik të freskët ose lëng boronice.

Hani ushqime bio- nëse hani ushqime të përpunuara do t’ju duhet më shumë kohë për ti tretur ato. Hani ushqime të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe ulni sasinë e kripës. Është gjëja më e mirë për organizmin tuaj.

Konsumoni vakte të shëndetshme- provoni të hani karrota, kokoshka (në vend të gjalpit përdorni erzat tuaja të preferuara) mollë ose fara luledielli.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here