Këshilla si të përballoni temperaturat e larta

Elena Beta, gazeta “Shëndet +”

Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve Maj dhe Gusht. Prandaj dhe gjatë të gjitha aktiviteteve tuaja, si psh në mjedis të hapur, nëse jeni në kopshtin tuaj, në kafene, në plazh, pishinë, në mal apo në fushë, nëse bëni sport apo thjesht shëtitje këshillohet të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta.

Duhet të evitoni qëndrimin në diell, të mos dilni nga shtëpitë nga ora 11:00 e deri në ora 17:00 nëse nuk keni obligime, të visheni me veshje të lehta, të mbani edhe syze dielli dhe kapele. Lëkura dhe Sytë duhen të mbrohen nga rrezet ultraviolet A e B për arsye të dëmeve ta parriparueshme që ato mund t’u shkaktojnë atyre.

Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.Evitoni korrentet e mundshme.

Freskohuni herë pas here me ujë tëfreskët,duke bërë dush,ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaën e trupit, në krah, qafë, ballë.

Gjithashtu, këshillohet të hani ushqime të lehta dhe jo të yndyrshme, pije të ndryshme, ujë natyral, të mos konsumoni alkool./shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet