Këshilla të rëndësishme për t’u nxirë shëndetshëm nga dielli

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Në stinën e verës një nga ambiciet e të gjithëve është të marrin një ngjyrë të bukur bronzi dhe për më tepër që t’ju qëndrojë për një kohë të gjatë.

Ja disa nga këshillat të vlefshme që do t’ju ndihmojnë të nxiheni shpejt dhe shëndetshëm:

nxirje nga dielliOrari: rrezet e mëngjesit janë më të mirat për t’u nxirë shëndetshëm. Shmangni orarin 11 – 16 sepse janë rrezet më të dëmshme dhe do të plakin e rrudhosin lëkurën.

Mos përdorni kremërat e vitit të kaluar: mos përdorni kremrat që ju kanë mbetur nga viti i kaluar sepse ka shumë gjasa të jenë të skaduar dhe përveç se nuk do t’ju mbrojnë do t’ju dëmtojnë lëkurën.

Edhe rrezet poshtë çadrës “të nxijnë”: pavarësisht se mund të mendoni të kundërtën rrezet ju kapin deri në masën 50% edhe nëse qëndroni nën çadër.

Përdorni gjithmonë krem mbrojtës: nuk është i vërtetë fakti se kremi mbrojtës nuk të nxin, përkundrazi ai ju nxin, por më ngadalë dhe për më tepër ngjyra do t’ju mbajë më gjatë. Lyhuni me krem mbrojtes çdo 2 orë.

Burimi: The Cosmopolitan

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet