Këta janë 7 artikujt më të pistë që gjenden në zyrën tuaj

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Të gjithë ne do të dëshironim që ambienti ku punojmë të ishte i pastër. Por për fat të keq nuk është kështu. Përveç ulëses së tualetit në banjo, mendojmë se një zyrë është pa mikrobe apo diçka tjetër jo të pastër. Nëse do të bënim testin e pastërtisë, i cili vlerëson nivelin e pastërtisë së një sipërfaqe, do të zbulojmë se shumica e gjërave që përdorim në zyrë nuk janë të pastra. Këtu do të gjeni 10 artikujt që kanë shënuar nivelin më të lartë të papastërtisë, duke u konsideruar si burim serioz i sëmundjeve.

  1. Doreza e kafesë

Mendoni se sa shumë duar kapin dorezën e kafesë çdo ditë, por jo të gjitha duart janë 100% të pastra.  Sipas ekspertëve, 48% e enëve të kafesë përmbajnë baktere të dëmshme në sipërfaqen e tyre, prandaj sigurohuni të lani duart pas përdorimit të tyre.

  1. Mausi i kompjuterit

Kjo nuk është një surprizë pasi një maus është një nga mjetet më të përdorura në një zyrë, e cila preket nga shumë persona. Prandaj sigurohuni t’i pastroni ato të paktën çdo ditë.

  1. Tualeti

Ndoshta keni menduar se do të renditej në vend të parë, por është vlerësuar se ka një nivel mesatar të papastërtisë. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i përdorni sa më shumë të jetë e mundur. Ajo që këshillohet në këtë rast është të pastroni vendin sa herë që e përdorni, duke shmangur infeksionet e ndryshme.

  1. Makinat shitëse

Nëse jeni me fat që keni një makinë shitëse në zyrën tuaj, keni vënë re se sa e zënë është. Të gjithë ata gishta që kanë shtypur aq shumë butona nuk përbëjnë një sipërfaqe higjienike. Ekspertët raportojnë se 21% e të gjitha butonave kanë një predispozitë të lartë për përhapjen e sëmundjeve.

  1. Tastiera

Tastiera është një nga artikujt më të papastër. Duhet të tregoni kujdes duke larë duart pasi përfundoni punë me përdorimin e saj. Dhe, nëse jeni duke konsumuar ushqime dhe ju bie diçka në tastierë, i bëni vetes një favor nëse nuk e hani atë.

  1. Rubineti

Çezmat e lavamanit janë një vendstrehim për bakteret. Shumica e njerëzve e përdorin pasi kanë prekur enët e pista apo ushqime të ndryshme.

  1. Celulari

Mjafton të mendojmë sa shpesh i përdorim telefonat dhe që i marrim me vete kudo, në çdo ambient, në tualet, në tren dhe në shtrat. Mikrobet janë shumë të përhapura dhe në këtë mënyrë i mbajmë gjithë kohës pranë vetes. Prandaj ajo që këshillohet është ta pastrojmë telefonin sa më shpesh të jetë e mundur.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje