Përgatiti për: www.shendeti.com.al
Shpesh, çelësi për të djegur kalori mund të gjendet jashtë trajtimeve të shtrenjta dhe dietave drastike. Kuzhina është vendi i përkryer nga mund të fillojë një jetesë e shëndetshme dhe pa shumë kalori. Ja çfarë erëza të konsumoni për luftuar yndyrnat shpejt dhe me efikasitet!
Speci djegës: Disa njerëz mendojnë se përshpejton metabolizmit me rreth 25% . Përbërës përgjegjës për një vlere kaq te mire është capsaicina, përbërës qe i jep specit te kuq shijen e tij pikante. Capsaicina është konsideruar një substance kimike termogjenike, për të stimuluar nxehtësi dhe për të shtuar nivelin e kalorive të djegura në trupin tonë.
Shafrani i Indisë: Në të njëjtin stad me xhenxhefillin, shafrani i Indisë përmban kurkuminën, një përbërës aktiv, anti inflamator dhe antioksidant që ndihmon për të parandaluar akumulimin e tepërt të yndyrave ne inde. Për me tepër mesa duket kontribuon edhe për të mbrojtur trurin nga dëmet e disa sëmundjeve të rënda si Alcajmer dhe Parkinson.
Kanella: Kjo erëz aromatike e përdorur ne receta kryesore për ëmbëlsira i jep ushqimit tuah shije pak pikante dhe aromë të këndshme dhe të ëmbël në të njëjtën kohë. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se kanella stimulon metabolizmin, ndihmon ne tretje dhe ndihmon për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, kështu që është shume e këshillueshme për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Burimi: healthyffod / shendeti.com.al


