Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Arteriet mund të bllokohen nga akumulimi pllakave arteriale dhe kolesterolit, dhe për rrjedhojë mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore.
Arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë arteriosklerozë, e cila mund të rezultojë në sëmundje të zemrës dhe probleme më të thella. Prandaj, ne do të zbulojmë 10 ushqimet më efektive që ndihmojnë për zhbllokimin natyral të arterieve, pa qënë nevoja për futjen e kimikateve shtesë në trup.
Hudhra: Ka kohë që përdoret në trajtimin e problemeve shëndetësore të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut. Për shkak të vetive mjekësore, studime të shumta kanë treguar se hudhra është veçanërisht e dobishme në zhbllokimin e arterieve koronare.
Vaj ulliri: Studimet e shumta kanë konfirmuar të mirat e këtij vaji në parandalimin e kolesterolit. Ai është i pasur në yndyrna të mira cilat luftojën kolesterolit në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Peshk: Universiteti i Southampton ka kryer një studim i cili gjeti se peshqit, veçanërisht ton dhe salmon, në mënyrë efektive pengojnë bllokimin e arterieve, pasi janë të pasura me acide yndyrore omega-3.
Domate: Një studim Korean treguon se domatet janë të larta në lykopene e cila pengon forcimin e arterieve. Lykopene është gjithashtu përgjegjës për ngjyrën e kuqe të domateve dhe sipas studimeve, konsumimi i tyre i rregullt, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek gratë.
Kivi dhe pjepër: Janë të larta në antioksidantë, vetëm një filxhan pjepër dhe kivi në ditë do të zhbllokojë shumë shpejt arteriet.
Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al


