Këto janë ushqimet “Made in China” që duhet të evitoni

Përgatiti për gazetën “Shëndet +” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë njerëzit po bëhen të vetëdijshëm për faktin se shumë prej ushqimeve që konsumojnë çdo ditë janë të importuara nga Kina.

Megjithatë, lind pyetja pse të importohen ushqime, kur ne kemi aq shumë tokë bujqësore? Me siguri janë çmimet e lira me të cilat i marrim këto ushqime.

Këto janë ushqimet më të rrezikshme të importuara nga Kina që ne konsumojmë çdo ditë:

Lëng molle:

Kina është e njohur për përdorimin e pesticideve të rrezikshme në prodhimin e ushqimeve, duke përfshirë pesticidet e ndaluara në lëngjet e frutave. Gjithashtu, gati 50% e të gjithë lëngjeve të mollës  të shitura në Shtetet e Bashkuara importohen nga Kina.

Kripë industriale:

Kinezët shpesh përdorin kripë industriale si kripë tryezë, kështu që ka gjasa të larta që ne shpesh konsumojnë kripë industriale, e cila mund të çojë në rrezik për atak në zemër, presion të lartë të gjakut, dhe hipertension.

Pulë:

Kina shpesh ka probleme me gripin e shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ushqimore.  Në vitin 2013, Departamenti Amerikan i Bujqësisë miratoi shitjen e pulave kineze në Amerikë. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar gjithashtu se pulat që merren nga Kina janë të ushqyera dhe të mbajtura në kushte katastrofike.

Oriz plastik:

Kina gjithashtu prodhon oriz plastik i cili importohet edhe në shtete të tjera. Ky oriz është bërë nga rrëshirë dhe patate dhe është më i vështirë për t’u zier.

Burimi: healthyfoodhouse

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet