Këto janë ushqimet që luftojnë problemet e zemrës!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

zemraiSigurisht që gjenetika luan një rol të madh në shëndetin e zemrës. Por stili i jetesës, si dieta dhe ushtrimet fizike, luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Disa nga ushqimet e listuara në këtë artikull janë veçanërisht të fuqishme, të mbushura me ushqyes që luftojnë sëmundjet e zemrës dhe faktorët e rrezikut që e shkaktojnë atë.

Molla: është fruti më i konsumuar në SH.B.A. Ajo renditet e dyta si antioksidant. Mollët janë gjithashtu plot me pektin, një fibër që ndërvepron me fitonutrientët e tjera të cilat ju ofrojnë një mori të përfitimeve kardiovaskulare.

Bajamet: hulumtuesit kanë krahasuar dëshmi të marra nga katër studime të mëdha epidemiologjike dhe kanë gjetur se konsumi i rregullt i arrave u shoqërua me një 37 për qind të reduktuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Pse të zgjidhni bajame dhe jo arra të tjera? Është e thjeshtë: Ato janë të mbushura me ushqyes të shumtë. Bajamet përmbajnë fibra, vitaminë E, kalium, dhe magnez. Magnezi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Bajamet janë gjithashtu të pasura në yndyrë të mirë, e cila lidhet me uljen e rrezikut për t’u prekur nag sëmundjet e zemrës.

Boronica: Studimet tregojnë se konsumi i lartë i boronicave (një deri në dy gota në ditë) mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit, triglicerideve dhe t’ju mbrojë kundër dëmit oksidativ që mund të çojë në bllokimin e enëve të gjakut (një shenjë e sëmundjeve të zemrës). Boronicat janë antioksidantë të fuqishëm (sidomos mangani dhe vitamina C dhe E) që ofrojnë mbrojtje të lartë.

Çokollata e zezë: është një nga ushqimet që ndihmon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Ajo ka një përqindje të lartë të kakaos e cila është tepër e pasur me përbërës të njohur si flavanole (një lloj flavonoid), të cilat ndihmojnë në parandalimin e arterieve të bllokuara, duke zvogëluar rrezikun e atakut në zemër dhe infarktit. Çokollata e zezë ndihmon gjithashtu për të ulur presionin e gjakut.

Burimi: healthyfoodunion / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit