Këto kimikate natyrale forcojnë kockat dhe luftojnë artritin. Ja ku mund t’i gjeni!

*Julia Kollçaku, mjeke reumatologe, Poliklinika e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Bioflavonoidet janë një term i gjerë për një grup të madh të mijëra substancave që gjenden në thuajse gjithë bimët ushqimore. Ajo janë kimikate natyrale që i japin ushqimit ngjyrën dhe shijen karakteristike.ushqime

Mes të tjerave, bioflavonoidet janë thelbësore për kapilarë të shëndetshëm dhe për metabolizmin e vitaminës C. Mbi të gjitha, bioflavonoidet mund t’i ndihmojnë pacientët e osteoartritit duke:

  • Forcuar kolagjenin
  • Parandaluar dëmet nga radikalet e lira
  • Ulur përgjigjen ndaj inflamacionit
  • Parandaluar shkatërrimin e kolagjenit kur indet e kërcit janë të inflamuara
  • Shpejtuar shërimin e plagëve

Ushqimet me përqendrimin më të madh të bioflavonoideve përfshijnë çajin jeshil, manat, qepët, agrumet dhe frutat që kanë fara (si qershitë apo kumbullat). Burime të tjera janë frutat e freskëta, perimet e freskëta, farat dhe drithërat e plota. Si rregull i përgjithshëm, sa më të fortë ta kenë ngjyrën frutat apo perimet, aq më shumë bioflavonoide përmban.

Megjithëse disa bioflavonoide kanë efekte të mira shëndetësore (për shembull, një dietë e pasur në lykopen shoqërohet me rrezik të ulur të kancerit të prostatës), ende nuk ka studime të mirëfillta për artritin. Por meqë frutat, perimet dhe drithërat e plota janë të mbushura me bioflavonoide, është mirë që të hahen sa më shumë fruta dhe perime me ngjyra. Në këtë mënyrë, nëse ndonjë prej tyre ka efekt të mirë, ju patjetër që do ta keni./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?