Këto maska efektive mund të jenë çelësi për problemet me lëkurën !

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Të gjithë, sidomos femrat, priren për të shpenzuar kohë dhe para kur është fjala për lëkurën dhe freskinë e saj. Ja disa receta alternative që do t’ju vijnë në ndihmë në rastet e problemeve me fytyrën.

maska2Maskë me vezë për heqjen e puçrrave dhe shenjave në fytyrë: Vezët janë përbërësit idealë kur flitet për problemet e fytyrës. Në veçanti kundër rrudhave dhe akneve.
E verdha e vezës përmban proteina që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet, mbi të gjitha kur ka shenja të lëna pas nga aknet. Gjithashtu proteinat që përmban veza, heqin yndyrën e tepërt e cila bllokon poret.Për të hequr pikat e zeza, si dhe për të eliminuar puçrrat dhe shenjat e lëna nga aknet, përgatisni një maske më dy të verdha vezësh.
I hidhni në një enë dhe i rrihni me delikatesë me anë të një rrahësi (jo mikser kuzhine).
E aplikoni në fytyrë dhe e lini të thahet për 20 minuta duke u munduar mos ta lëvizni shumë fytyrën.
Me pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Maskë për heqjen puçrrave me domate, sheqer dhe limon: Kjo maskë është shumë agresive, kështu që përdorimi duhet të jetë i moderuar sidomos për lëkurat e ndjeshme. Në një mikser grini domaten të cilës i kemi hequr lëkurën, hedhim disa lugë të vogla sheqer dhe i shtrydhin gjysëm limoni. E aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë ashtu për rreth 20 minuta. Mund të aplikoni krem hidratues.

Maskë për eliminim e akneve dhe puçrrave: Kjo maskë nuk është dhe aq agresive, kështu që mund ta përdorin dhe personat me lëkurë të ndjeshme.
Në një enë hidhni 2 lugë kos të bardhë dhe 2 lugë mjaltë. Më pas në një mikser kuzhine grini gjysmë fete ananasi. I bashkoni dhe i aplikoni në fytyrë. E mbani për rreth 25 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

Burimi: healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës