Këto ushqime janë numri 1 për lëkurën!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

ushqime 6Shumica prej jush nuk e dinë se çelësi për bukurinë dhe freskinë e lëkurës tuaj gjendet shumë afër jush. Pikërisht në kushinën tuaj, atje ku shpenzoni një pjesë të kohës për të përgatitur gatime për veten dhe familjen.

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të bukur dhe pa probleme pasi janë të pasura me vitamina, antioksidues dhe vajra të shëndetshëm.

Fara luledielli dhe kungulli: Këto fara antioksiduese janë të pasura me vitamina E dhe Omega-3, si dhe acide yndyrore që bëjnë lëkurën dhe flokët shumë të shndritshëm. Këto fara përveçse ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaja, janë shumë të mira edhe për organet tjera të njeriut, sepse njihen si parandalues dhe shërues të shumë sëmundjeve.

Patatet: Patatet e ëmbla janë plot fibra dhe shumë të shijshme. Ato përmbajnë vitaminë A, antioksidues që e mban lëkurën të pastër, të freskët dhe të butë. Patatet janë përbërës kryesore të disa recetave për puçrra dhe për kremrat antirrudhë.

Manaferrat e kuqe:  janë të njohura si një superfruta. Ato janë plot me acide yndyrore omega-3 dhe me antioksidues.

Vaji i arrës së kokosit: Ai është një nga burimet më të pasura të yndyrave të ngopura. Përmban acid laurik, një agjent antibakterial dhe antiviral që mbron nga viruset, infeksionet, inflamacioni dhe aknet. Ai është i pasur me vitaminën E, e cila është perfekt për ta ruajtur lëkurën të hidratuar, të butë dhe pa rrudha.

Burimi:healthyfoodhouse/http://shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer