Khloe Kardashian rrëfen betejën me kancerin: “Ju rekomandoj të kontrolloheni vazhdimisht”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një nga pjesëtarët e familjes më të famshme në Amerikë i është dashur të luftojë me një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, melanomën.

Khloe  Kardashian ka folur për herë të parë për betejën e saj me kancerin e lëkurës. Ajo vendosi ta bëjë publike këtë eksperiencë të hidhur në jetën e saj për t’i paralajmëruar fansat që të bëjnë vizita më të shpeshta tek mjeku.

Chole Kardashian

Në një postim në blogun e saj, të titulluar “Frika me kancerin e lëkurës”, 32-vjeçarja zbulon se mjekët i gjetën një nishan kanceroz në shpinë 10 vite më parë.

“Po e shkruaj këtë postim me shpresën që historia ime t’ju nxisë të shkoni tek mjeku nëse vini re se ndonjë ndryshim në lëkurën tuaj. Unë kam nishane gjithandej në trup, por, para disa vitesh, vura re që një nishan poshtë gjoksit tim po zmadhohej vazhdimisht, derisa ndryshoi formë. Kisha dëgjuar se nëse ndodh diçka e tillë, duhet të kontrollohesh te mjeku. Dhe unë këtë bëra. Për fat të mirë kanceri ishte beninj dhe mjekët arritën të ma hiqnin” shkruan Khloe në blogun e saj.

“Kam hequr rreth 20 centimetra lëkurë. Ishte shumë e dhimbshme, sepse ishte gjithë ajo lëkurë. Gjithsesi, radhët e kaluara ndërhyrja nuk ka qenë kaq e vështirë. Nuk kam pasur më probleme, megjithatë doja ta ndaja me ju eksperiencën time për t’ju rekomanduar që, nëse vini re se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet, duhet të ndërveproni dhe kujdeseni për shëndetin tuaj!”, shkruan ylli i realit show “Keeping Up with the Kardashians”.

Ajo i rekomandon fansat e saj që të kontrollohen vazhdimisht tek mjeku.

Burimi: People.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?