Blerina Bombaj, dietologe
Receta për të cilën do të çmendeni ju dhe fëmijët tuaj. Një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe super e ushqyeshme
- 180gr çokollatë e zezë
- 1l.m. gjalpë kokosi
- ¼ kupë gjalpë kikiriku
- 1l.m. mjaltë
- 1l.m. “fara chia”
- 1l.m. fara kërpi ose luledielli
- 1l.m. fara lini
Përgatitja:
- Në një xhezve vendosni gjalpin e kokosit dhe çokollatën. E vendosni xhezven në një tenxhere me ujë që vlon dhe përzieni derisa të shkrijë çokollata.
- Në secilën nga kupat vendosni 1l.v. çokollatë të shkrirë dhe i fusni 3 min në ngrirje.
- Ndërkohë përzieni gjalpin e kikirikut, mjaltin dhe farat në një tas të vogël.
- Hiqni kupat nga ngrirja dhe I hidhni persiper cokollates qe tashme ka ngrire, nga 1 l.v. nga përzierja me gjalpin e kikirikut duke i shtypur lehtë me një lugë për t’i dhënë formë të ngjeshur dhe të sheshtë.
- E mbuloni me nga një l.v çokollatë të shkrirë dhe i vendosni sërish në ngrirje për rreth 10min.
- I hiqni nga format dhe i vendosni në një enë qelqi në frigorifer.
*l.m. = lugë e madhe
*1 kupë = 240ml
Ju bëftë mirë!


