Kirurgji plastike për kancerin e gjendrës së pështymës

Dr. Agim Karaj

agim-karaj

Pak kush ka dëgjuar për kancerin e gjendrës së pështymës por në fakt është sëmundje shumë e rëndë e cila po nuk u diagnostikua në kohë, jo vetëm të shpërfytyron në fytyrë, por mund të marrë edhe jetën. Janë operacione të vështira, dhe jo çdo kirurg mund t’i marrë përsipër. Doktor Agim Karaj shpjegon për gazetën “Shëndet Plus” se si trajtohet kjo sëmundje dhe si realizohet rikonstruksioni i fytyrës me anë të operacioneve plastike pas shpërfytyrimit që sjell sëmundja.

Profesor mund të na thoni si trajtohet sëmundja e kancerit të gjëndrës së pështymës?

Në fakt mendoj se është e rëndësishme të flasim për tumoret e kancerit të gjëndrës së pështymës. Ne bëjmë operacione shumë të mëdha sepse realizojmë disiksione të gjëndrave limfatike së bashku me tumoret dhe më pas operacion plastik duke marrë pjesë nga gjoksi së bashku me muskuj dhe duke e vendosur në pjesën e gjëndrës së pështymës që është në fytyrë.

Rasti i fundit ishte një mesoburrë të i cili sëmundjen e kishte shumë të avancuar por pas morëm një pjesë të gjoksit të tij dhe e vendosëm në faqe. Ai tani jo vetëm që është mirë por edhe punon shofer.

Cilat janë shkaqet e kancerit të gjëndrës së pështymës?

Në fakt historia e tumorit të gjëndrës së pështymës nuk dihet. Ato shfaqen me një fryrje dhe nëse e injoron dhe nuk e diagnostikon ajo avancon si sëmundje dhe shkatërron edhe strukturat e kokës dhe mund të japë probleme edhe në gjëndrat e qafës. Ne jemi të specializuar në trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Kjo sëmundje gjendet tek femrat dhe tek meshkujt por këta të fundit janë më të prekur sepse në atë pjesë gjendet nervi i fytyrës dhe shpesh operacioni bëhet me ruajtje të nervit të fytyrës dhe kur është sëmundja e përhapur duhet ta sakrifikosh nervin duke sjellë paralizë faciale.

Cilat mosha prek më shumë sëmundja?

Ndodh që në moshat 25 vjeç dhe në moshat e mesme.

Çfarë realizoni tjetër me anë të operacioneve plastike?

Realizojmë shumë ndërhyrje. Tani bëjmë edhe plastika në rastet kur dështojnë plastikat në kokë, ne kemi shumë raste kur kanë kaluar kancere të ndryshme dhe kanë nevojë për kirurgjinë estetike duke hequr edhe kockat e kokës sepse shumë lloj kancerash pas ndërhyrjeve kirurgjikale kanë nevojë për kirurgji estetike. Në spitalin Amavita këto realizohen të gjitha.

Postime të ngjashme

Raport mjekësor për menstruacionet? Nuk është një e drejtë ekstra, ka gra që shtrohen në spital
Gjuha e verdhë
Simptomat e para të një shtatzënie jashtë mitre, Edlira Bylykbashi: Ja shkaqet dhe faktorët e riskut
Brenda këtij viti, procedura e riprodhimit invitro do të bëhet falas në maternitetin “Koço Gliozheni” - Shoqata "Together for Life" advokoi për 4 vite rrjeshtë për realizimin e kësaj procedure
Yndyra në gjak, kur konsiderohet e lartë dhe çfarë duhet të keni parasysh
Të gjithë personat me presion të lartë gjaku duhet të mbajnë parasysh këto gjëra
Mënyrat më efektive për të ulur tensionin e gjakut
Niveli i ulët i sheqerit në gjak, simptomat dhe çfarë duhet të keni parasysh