Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Natyra na ka ofruar prodhimet e saj për kurimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, siç janë gjakderdhja, gripi, gurët në veshka, por edhe cikli i parregullt menstrual.
Një bimë çudibërëse aromatiko-mjekesore që zë peshën më të madhe si në eksportet kombëtare ashtu edhe rajonale është dhe sherebela.
Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti. Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.
Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut. Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës. Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to
Ka efekt shërues, pastron gjakun, stimulon hedhjen e mukozës nga organet respiratore, si dhe ju ndihmon të ktheni oreksin. Për të kuruar diabetin sugjerohet përzierja e sherbelës dhe mijëgjethëses. Sherbela është e shkëlqyeshme në shërimin e inflamacioneve të fytit dhe bajameve. Mënyra më e mirë e aplikimit të sherbelës në këto raste është shpëlarja me çajin nga sherbela. Çaji nga sherbela, nëse e konsumoni rregullisht, forcon organizmin dhe parandalon paralizën. Disa mjekë e përdorin edhe për të trajtuar ngërçet. Ata sugjerojnë që për çdo ditë të konsumoni dy gota nga ky çaj. Mund ta përgatisni duke derdhur 2 dl ujë sipër 1-2 lugë sherbelë dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta.
Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al


