Kjo dietë ushqimore ul tensionin e gjakut më mirë se ilaçet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar nëntorin e vitit të kaluar, i cili sugjeron se dieta DASH ul tensionin e gjakut më mirë se ilaçet vetëm pas 4 javësh. Kufizimi i kripës dhe konsumimi i shumtë i frutave dhe perimeve dhe produkteve të bulmetit me pak yndyra, ndihmoi në uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit me një mesatare prej  21 mm Hg, thuhet në studim.

Shumica e ilaçeve zakonisht ulin nivelet e tensionit të lartë të gjakut me gati 10-15 mm Hg, por shkaktojnë efekte anësore si lodhje, marramendje dhe dhimbje koke.

Autorja kryesore e studimit, dr.  Lawrence Appel, nga Universiteti i Harvardit, thotë: “Ajo çfarë po vëzhgojmë nga ndërhyrja e dietës së kombinuar është ulja e niveleve të tensionit sistolik të gjak pa aq shumë sa ilaçet e dhëna me rekomandimin e mjekut. Është një mesazh i rëndësishëm për pacientët që mund të marrin shumë përfitime nëse ndjekin një dietë të shëndetshme të ulët në sodium (kripë).

Me mijëra njerëz në të gjithë botën vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, që i vë ata në rrezik nga sëmundjet  e zemrës dhe goditja në tru.

Dieta DASH është e pasur në fruta, perime, fruat të thata, mish pa dhjamë, drithëra dhe peshk. Ajo është gjithashtu e ulët në ushqimet  e përpunuara, pijet me sheqer, kripa dhe mishi i kuq.

Kjo dietë mbron gjithashtu shëndetin mendor dhe ndihmon në rënien në peshë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak