Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Për fat të keq, problemet që lidhen me gjëndrën tiroide janë shumë të zakonshme dhe disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga ky problem shëndetësor.
Problemet me gjëndrën tiroide mund të trajtohen me ushtrim të rregullt, dietën e duhur, si dhe duke reduktuar stresin.
Ne gjithashtu do të sugjerojmë disa mënyra natyrale për të shëruar tiroidet:
Konsumoni vitamina A, D, dhe K2, pasi këto vitamina janë shumë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të hormoneve tiroide. Sipas hulumtimit të kohëve të fundit, mangësia në këto vitamina mund të çojë në probleme të theksuara me tiroidet.
Konsumoni zarzavate. Ju rregullisht duhet të konsumoni alga dhe perime pasi ato janë burimi kryesor i jodit dhe janë jashtëzakonisht të larta në ushqyes.
Vaj kokosi. Ky vaj do të stimulojë humbje peshe, do të përmirësojë metabolizmin tuaj, dhe gjithashtu do të mbështesë shëndetin tuaj imunitar i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm në rastin e problemeve me gjëndrat tiroide. Ju duhet të konsumoni të paktën një lugë gjelle në ditë.
Shmangni glutenin. Gluteni mund të rezultojë në një përgjigje autoimune në disa njerëz dhe besohet të çojë në zhvillimin e gjëndrave tiroide.
Për më tepër, ju nuk duhet të konsumoni gjalpë kikiriku, pasi përmban goitrogene të cilat ju përkeqësojnë problemin.
Burimi: healthyfoodhouse


