Kjo është vitamina që ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kancerShkencëtarët thonë se ekziston një lidhje e fortë midis kësaj vitamine dhe parandalimit të kancerit, e ndërsa ekspertët besojnë se mungesa e kësaj vitamine në fakt mund të shkaktojë kancerin e gjirit.

Nivelet e larta të vitaminës D zvogëlojnë rrezikun e kancerit me 77% .

Është fakt që vitamina D parandalon sëmundjet e shumta, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Disa teori dhe mbi 200 studime epidemiologjike, pohojnë se mungesa e vitaminës D është e lidhur me zhvillimin e kancerit të gjirit.

Një studim i vitit 2007 i kryer nga Joan Lappe dhe Robert Heaney në Universitetin e San Diegos, përfshiu  gratë gjatë fazës së  menopausës, të cilave ju dha vitaminë D.

Pjesëmarrëset e studimit kishin rrezik 77% më të ulët të zhvillimit të kancerit, pas 4 viteve.

Dr. Cedric F. Garland, epidemiolog, në Universitetin e San Diego në Kaliforni,  zbuloi lidhjen e fortë  mes kancerit dhe mungesës së vitaminës D. Mjeku shpjegoi se vitamina D shkatërron qelizat epiteliale të kancerit të gjirit.

Vitamina D jo vetëm parandalon kancerin, por ajo është tepër e dobishme për gratë shtatzëna. Shkenca ka treguar se deri në 80% e të gjitha grave shtatzëna kanë mangësi të kësaj vitamine dhe këshillon ato ta marrin nëpermjet ushqimit apo suplementeve të posaçme.

Burimi: naturalcuresandhomeremedies

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?