Përgatiti për “Shendeti.com.al: Elena Beta
Frutat dhe perimet janë të njohura për efektet e shumta pozitive në shëndetin tonë. Ato mund të kombinohen në mënyra të ndryshme dhe të kthehen në ushqim shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Megjithatë, kur është fjala për panxharin, shumë njerëz nuk e konsumojnë atë rregullisht, sidomos fëmijët. Megjithëse e dinë se është shumë i pasur me magnez, kalium, hekur, bakër dhe kompleksin e vitaminave B.
Kjo perime e ëmbël përfshin ushqyes të shumtë, të cilët mund të nxisin shëndetin e zorrës së trashë dhe mëlçisë, si dhe mund të përmirësojnë vizionin. Panxharin mund ta përgatisni në shumë mënyra, por nëse e përzieni me karrota dhe portokall mund të përfitoni një lëng “3 në 1”, ose në qoftë se e shtoni në sallatë, do të merrni të gjitha përfitimet e tij shëndetësore:
Panxhari pastron mëlçinë: duke qënë se përmban Betaine, pastron mëlçinë dhe ju mban të shëndetshëm dhe aktiv.
Përmirëson qarkullimin: panxhari stabilizon qarkullimin e gjakut, dhe parandalon hipertensionin. Për më tepër, konsumi i rregullt normalizon presionin e gjakut.
Përmbajtja e lartë e kaliumit parandalon probleme të zemrës, goditje, dhe sulmet në zemër.
Zvogëlon kapsllëkun: duke qënë se kjo perime është e lartë në fibra bimore, ndihmon tretjen dhe proceset e sekretimit, duek trajtuar më së miri kapsllëkun.
Rrit nivelet e energjisë: konsumi i lëngut të panxharit jep shumë energji dhe është shumë i dobishëm në qoftë se ushtroheni rregullisht.
Panxhari mbron shëndetin e syve: si një burim i pasur i beta – karoten dhe vitaminës A, panxhari në mënyrë efikase parandalon dhe trajton problemet me shikimin.
Burimi: beextrahealthynow/ https://shendeti.com.al/


