Kjo pjesë e trupit tuaj tregon se keni tru më të madh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mund t’ju bëjë më të zgjuar, megjithatë të paturit një tru të madh do të thotë edhe që jeni të predispozuar të keni më pak muskuj.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, që ka vëzhguar trurin e 10 specieve dhe ka zbuluar se speciet me trurin më të madh kishin më pak masë muskulore. Rezultatet duket se mbështesin teorinë e nxjerrë në mesin të viteve ’90 se truri rritet më shumë duke marrë rezerva nga pjesë të tjera të trupit.

Studimi është kryer nga Magdalena Muchlinkski në Universitetin e Teksasit Verior në Fort Worth. Shkencëtarja ka vëzhguar kufomat e gjitarëve që kanë ngordhur nga shkaqe natyrale.

“Gjitarët, krahasuar me kafshët e tjerë, kanë më pak muskuj”, tha dr. Muchlinkski për New Scientist.

Ajo që po vërej tani është se gjitarët me trurin më të madh kanë më pak muskuj”, shton ajo.

“Ne mblodhëm të dhëna për masën trupore, masën muskulore dhe ekzaminuam 4 lloje muskujsh nga secila specie për procedura historike”, shkruan shkencëtarët.

“Rezultatet treguan se sa më i madh të ishte truri i gjitarëve, aq më pak muskuj kishin krahasuar me gjitarët që kishin tru më të vogël”.

Gjithsesi, shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore, duke përfshirë edhe shimpanzetë, gorricat dhe njerëzit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?