Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Receta e mëposhtme e ka origjinën nga Gjermania dhe është përdorur për vite me radhë si trajtim për shumë sëmundje, duke filluar nga ftohja, infeksionet, kolesteroli i lartë etj. Receta ndihmon gjithashtu për pastrimin e enëve të gjakut dhe mëlçisë, si dhe rrit sistemin imunitar.
Për të përgatitur këtë recetë ju nevojiten vetëm katër përbërës:
- 4 limonë të paqëruar
- 3-4 cm rrënjë xhenxhefili
- 4 thelpinj hudhre
- Ujë
Përgatitja:
Lajini mirë limonët dhe pritini në copa të vogla. Qëroni hudhrat. Vendosini të gjithë limonët, xhenxhefilin dhe hudhrat në një shtrydhëse dhe shtrydhini mirë deri sa të formohet një masë homogjene. Hidheni përzierjen në një tigan dhe shtoni ujë. Vendoseni të ziejë dhe përzieni vazhdimisht. Pasi të ziejë, largojeni nga soba dhe lëreni të ftohet. Lëngun e përgatitur hidheni në një shishe dhe ruajeni në një ambient të ftohtë. Pini nga një gotë dy orë para çdo vakti për 3 javë rresht. Mund t’i shtoni edhe pak mjaltë nëse nuk ju pëlqen shija. Pas tri javësh do të vëreni efektet pozitive të kësaj recete gjermane. Do të ndiheni më energjikë dhe me më shumë fuqi. Kjo recetë mund të jetë e mirë edhe për nxjerrjen e gurëve të veshkave.
Burimi: Healthy Food Team / https://shendeti.com.al/


