Kjo simptomë pak e njohur është në fakt shenjë e parë e kancerit të gjirit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur mëson për kancerin e gjirit në shkollë apo nga një mjek, zakonisht na thonë se duhet të bëjmë një vizitë nëse vëreni një gjëndër në gji. Por, një foto virale e postuar në Facebook nga një mbijetuese e kancerit të gjirit, Claire Warner, shfaq një tjetër shenjë, më pak të njohur, të kësaj sëmundjeje.

“Kjo është një foto e gjirit tim të djathtë”, shkruan ajo sipër foto.

“Një gropëz e vogël në të djathtë të tij është një simptomë e rrallë dhe pak e njohur e kancerit të gjirit. E pikasa atë falë një postimi tjetër të shpërndarë nga një shoqe e imja”.

Falë atij postimi, ajo arriti të zbulojë kancerin në fazë shumë të hershme, iu nënshtrua operacioni, kimioterapisë, terapisë me rreze dhe ka shumë shpresa për shërim.

Një tjetër postim i ngjashëm në Facebook nga një grua e quajtur  Kylie Armstrong u bë virale në fillim të këtij viti, ku thekson se tre gropëza të vogla në fund të gjirit e ndihmuan që të diagnostikojë kancerin e gjirit që në fazat e hershme.

“Po e shpërndaj këtë foto pasi shpresoj të mund të paralajmëroj njerëzit që kanceri i gjirit nuk është gjithmonë një gjëndër e  dukshme”, shkruan ajo.

“Gropëza në lëkurë” nuk njihet gjerësisht si shenjë e kancerit të gjirit. Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton edhe gropëzat tek gjiri. Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit në SHBA janë kancer inflamator, që manifestohen gjithashtu me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje në gji etj. Gropëzat mund të shfaqen edhe për ndonjë gjendje që nuk ka lidhje me kancerin, si nekroza dhjamore, megjithatë është e rëndësishme që të bëni një kontroll tek mjeku.

Burimi: Glamour / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës