Përshtati në shqip: Blertina Koka
Ilaçi magjik për jetë të gjatë dhe të shëndetshme mund të fshihet në kuzhinën tuaj – në formën e vajit të ullirit, avokados dhe frutave të thata. Ato janë të pasur me një lloj yndyre që mund të ndihmojë njerëzit të arrijnë të 100-at, thonë shkencëtarët.
Por, kini kujdes, pasi mund të shtoni në peshë nëse e teproni me to. Testimet tek kafshët kanë treguar se vaji i ullirit, avokado dhe frutat e thata kanë një përbërës të njëjtë që i ndihmon ata të jetojnë më gjatë. Kjo edhe pavarësisht faktit se i shton në peshë dhe i bën obezë, një tregues i vdekjes së parakohshme që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Ekspertët mendojnë se këto rezultate mund të jenë të përshtatshme edhe për njerëzit, duke qenë se ndajmë karakteristika të njëjta me kafshët. Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore e Universitetit Stanford mendojnë se kjo lloj yndyre mbron qelizat nga shenjat e plakjes, si dhe lejon trupin të marrë energji nga ushqimet.
Kjo mund të shpjegojë faktin që evropianët jugorë, të cilët e konsumojnë shpesh vajin e ullirit në dietën e tyre mesdhetare, jetojnë më gjatë dhe vuajnë më pak nga sëmundjet e zemrës, edhe pse konsumojnë shumë yndyra.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


