Klamidia, infeksioni që merret nga rrugët seksuale: Ja çfarë duhet të dini në lidhje me të

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Klamidia është një nga infeksionet më të shpeshtat bakteriale që bartet seksualisht. Nëse nuk kurohet dhe trajtohet në kohë, ky bakter mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia mund të infektojë qafën e mitrës tek femrat, ndërsa tek dy gjinitë mund të infektohen urtera, rektumi dhe sytë. Në disa raste klamida është bakter që mund të jetojë në pjesë të tjera të trupit si në mëlçi, mushkëri dhe fyt.

Simptomat që shfaq infeksioni ndryshojnë nga femrat tek meshkujt. Infeksioni mund të shfaqet në çdo kohë dhe simptomat mund t’i japë disa javë më vonë. Tek femrat simptomat mund të shfaqen 1 – 3 javë më vonë.

Ja simptomat kryesore tek femrat:

  • kembe-ciftiRritja e sekrecioneve vaginale
  • Urinim i shpeshtë
  • Dhimbje dhe/ose djegie gjatë urinimit
  • Çrregullim i ciklit menstrual
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Dhimbje, irritim, enjtje, skuqje të syrit (kjo ndodh në rastet kur sytë infektohen)

Simptomat tek meshkujt:

Simptomat zakonisht shfaqen më shpejt tek meshkujt se tek femrat, ato mund të shfaqen brenda 10 ditëve nga infektimi:

  • Lëng i bardhë që rrjedh nga organi gjenetial
  • Dhimbje dhe/ose djegie gjatë urinimit
  • Infektim të syve (nëse prek sytë)

Si transmetohet infeksioni?

  • Nga marrëdhëniet seksuale me një të infektuar
  • Nga nëna shtatzënë tek i porsalinduri
  • Me anë të gishtërinjve.

Burimi: Web Medicine

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë