Kryefaqja Kuzhina Koha e luleshtrydheve, sallatë e e freskët dhe shumë e shijshme

Koha e luleshtrydheve, sallatë e e freskët dhe shumë e shijshme

0
Shpërndaje

Receta e luleshtrydheve me spinaq dhe djathë të bardhë:

Përbërësit për 4 persona:
400 g luleshtrydhe
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle lëng limoni
Kripë, piper
100 gr spinaq
Pak sallatë jeshile
200 gr djathë të bardhë

Përgatitja:
Pastrojmë, lajmë dhe thajmë luleshtrydhet, spinaqin dhe sallatën.

Copëtojmë sallatën në copa të vogla dhe presim spinaqin imët.

Përziejmë 100 gr luleshtrydhe me vajin e ullirit, mustardën dhe lëngun e limonit deri sa të bëhen një masë homogjene.

Shtojmë kripë e piper.

Pjesën tjetër të luleshtrydheve e ndajmë përgjysmë.

Copëtojmë djathin e bardhë në copa të mëdha.

Bashkojmë spinaqin, sallatën dhe luleshtrydhet në një tas të madh dhe u hedhim sipër salcën e përgatitur.

I përziejmë sëbashku dhe shtojmë sipër copat e djathit./ Receta nga Alma Verushi 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here