Kombinimet më të mira të ushqimeve – për sa më shumë përfitime shëndetësore


Blertina Koka

Kombinimi i ushqimit është një art më vete, që ka marrë formë mijëra vite me parë. Duke i kombinuara disa ushqime të caktuara bashkë, mund të absorboni më shumë lëndë ushqyese. Vitamina të caktuara tek ushqime të ndryshme mund të funksionojnë së bashku në trup për të marrë sa më shumë lëndë ushqyese nga një vakt.  Ja disa shembuj kombinimesh të ushqimeve, që do t’ju ndihmojnë të merrni sa më shumë përfitime shëndetësore.

Spinaq dhe luleshtrydhe

Aciditeti në stomak e bën të vështirë absorbimin e hekurit. Në këtë rast mund të ndihmojë vitamina C. Aciditeti i saj e konverton hekurin në një formë të lehtë për t’u absorbuar.

Një tjetër kombinim i mirë në këtë rast është fasulja me spec të kuq.

Perime + vezë

Disa perime përmbajnë karotide që mund të luftojnë sëmundje të ndryshme. Por, këta substanca janë të vështira për t’u absorbuar. Në këtë rast mund të ndihmojë yndyra nga e verdha e vezës. Duke ngrënë 3 vezë të gatuara me perime, mund të absorboni 3 herë më shumë karotide.

Shafran Indie + piper i zi

Shafrani përmban një përbërës i quajtur kurkuminë. Studimet kanë treguar se kurkimina mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative, kardiovaskulare, pulmonare, metabolike, autoimune dhe malinje. Por, trupi i njeriut e ka më të vështirë që të absorbojë kurkuminën. Piperine, një përbërës i gjendur tek piperi i zi, mund të ndihmojë në këtë rast. Studimet kanë treguar se duke shtuar 20 mg piperine në 2 gramë kurkuminë, rrit efikasitetin e tij me 2,000%.

Kujdes: abuzimi me kurkuminën mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka.

Sallatë + vaj ulliri

Shtoni yndyra të shëndetshme në sallatë.

Një mënyrë e lehtë është të spërkasni pak vaj ulliri në sallatë. Yndyrat tek ky lloj vaji ndihmojnë në absorbimin e më shumë karotideve nga sallata.

Patate të ëmbla + spinaq

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A. Por, trupi ka nevojë për zink për të transportuar vitaminën A në gjak. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë mungesë të zinkut nuk marrin shumë vitaminë A nga mëlçia. Prandaj, konsumoni ushqime të larta në zink, si spinaqi, me patate të ëmbla.

Prandaj, kur të përgatitni darkën herën tjetër, sigurohuni të merrni sa më shumë vlera ushqyese nga vakti./ Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë