Kryefaqja Box 5 Kombinimi i mjaltit me kanellën: Një kurë e mrekullueshme natyrale, ja përfitimet...

Kombinimi i mjaltit me kanellën: Një kurë e mrekullueshme natyrale, ja përfitimet që ju jep

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Të gjithë e dinë se mjalti me kanellën ju sjellin përfitime të pafundme shëndetësore nëse i kombinoni veç e veç, por në këtë postim do t’ju tregojmë se kombinimi i tyre përbën një ilaç të mrekullueshëm natyral.

Të dy produktet kaën veti anti-inflamatore dhe ndikojnë pozitivisht në shëndet.

Ja përfitimet shëndetësore që sjell kombinimi i tyre:

Ilaç natyral për shërimin e pagëve: karakteristikat anti-bakteriale dhe anti-inflamatore ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet dhe inflamacionet. Mjalti përmban peroksid hidrogjeni, element i cili është efektiv në frenimin e rritjes së baktereve. Nëse vendosni mjaltë dhe kanellë mbi një plagë, do t’ju ndihmojë të parandalojë infeksionet dhe të mbyllë plagën më shpejt.

Ilaç natyral për diabetikët: Kanella dhe mjalti janë të shkëlqyera për uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ndërsa kanella ul nivelin e sheqerit në gjak duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës, mjalti është një alternativë më e shëndetshme e sheqerit të rafinuar. Diabetikët duhet ta kosnumojnë mjaltin më rrallë dhe në sasi shumë të vogla.

Ilaç natyral për të luftuar alergjitë e ndryshme: kanella ka vjara essencialë që ndihmojnë në kurimin e alergjive të ndryshme. Mjalti është i pasur me polen, element i cili do t’ju ndihmojë të rrisni sistemin imunitar dhe ndihmon në krijimin e tolerancës kunër alergjive të ndryshme. Kombinimi i mjaltit me kanellën së bashku janë një mundësi shumë e mirë për të rritur imunitetin dhe për të luftuar alergjitë.

Kurë e shkëlqyeshme për kapsllëkun: kanella ka efekt antispasmodik dhe kështu parandalon gazrat në stomak. Mjalti përmban enzima që ndihmojnë tretjen dhe kurojnë kapsllëkun.

Luftojnë me problemet e lëkurës: mjaltin dhe kanellën mund ta përdorni si skrab për lëkurën. Ky kombinim ka veti anti bakteriale që ndihmojnë në luftimin e problemeve të lëkurës, eleminimin e qelizave të vdekura, eleminimin e puçrave etj.

Ju jep energji dhe ju mbron nga virozat e stinës.

Burimi: HEALTH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here