Komposto pjeshke – e shijshme dhe me vlera kurative

Përgatiti: Blertina Koka

Pjeshkat dhe nënproduktet e tyre të përgatitura në shtëpi janë burime të shkëlqyera të lëndëve ushqyese si vitamina C, vitamina A, vitamina E, fibrat, magnezi etj. Një antioksidues i quajtur beta-karoten i jep pjeshkave ngjyrën e tyre portokalli në të artë. Kur e konsumoni, trupi e konverton atë në vitaminë A, një lëndë ushqyese kjo shumë e rëndësishme për shikimin. Pjeshkat ndihmojnë gjithashtu me tretjen, duke parandaluar kapsllëkun, forcojnë sistemin imunitar, kockat, si dhe luftojnë radikalet e lira (përbërësit kimikë që lidhen me kancerin).

Më poshtë do të gjeni një recetë si të përgatisni komposto pjeshke në shtëpi.

Pjeshkat lahen, përvëlohen 2-3 minuta, kullohen, qërohen, priten përgjysmë dhe u hiqet bërthama. Në ujin ku u përvëluan, hidhet sheqer dhe lihet të ziejë derisa të shkrihet. Pastaj i hiqet shkuam dhe shurupi i nxehtë hidhet mbi pjeshkat dhe shtohet pak limontoz. Komposto mbahet në zjarr sa të marrë valë dhe, pasi të jetë ftohur, i hidhet verë e ëmbël.

Për 4-5 persona duhen:

  • Pjeshkë 500 g
  • Sheqer ½ – 1 gotë uji
  • Verë 1 filxhan kafeje
  • Ujë 1 litër
  • Pak limontoz/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin