Kompresa me xhenxhefil dhe mjaltë : Ja kushtet shëndetësore që trajton (mund të përdoret edhe për fëmijët)

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Megjithëse ka ardhur stina e pranverës, akoma nuk kanë ikur virozat e të ftohurës dhe gripit. Në këto kushte shëndetësore, kollitja është problemi më i madh që ndesheni si dhe mukusi i mushkërive. Një trajtim natyral në këto raste do të ishte përdorimi i kompresës me mjaltë dhe xhenxhefil. Ky trajtim nuk ka asnjë efekt anësor dhe heq mukusin nga mushkëritë.

komprese me mjalte dhe xhenxhefilGjithçka që ju duhet është një fashë (ose napë), mjaltë, xhenxhefil, pak miell dhe vaj kokosi.

Përzieni miellin me mjaltin derisa të marrë formën e një paste. Më pas shtojini një lugë vaj kokosi dhe gjysmë filxhani ujë xhenxhefili (të cilin duhet ta keni valuar më parë).

Lyeni një pecetë me përbërjen e krijuar dhe vendoseni në gjoks (si në foto) dhe fiksojeni me një ngjitës.

Nëse do ta përdorni këtë trajtim për fëmijët, aplikojeni atë 2-3 orë para gjumit. Të rriturit mund ta mbajnë atë gjatë gjithë natës. Ky trajtim nuk ka efekte anësore, trajton kollën, të ftohurën, mukusin e mushkërive etj. Efektiviteti i këtij trajtimi mund të vihet re që të nesërmen. / www.shendeti.com.al / Burimi: Natural and Healthy World

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha