Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”

Në përfundim të këtij studimi, duke u bazuar në të dhënat e mara nga rezultatet dhe krahasimit të tyre me të dhënat e literaturës në studime të ngjashme nga autorë të ndryshëm, mund janë nxjerrë këto konkluzione:

  1. Kopshtet publike duhet të vlerësohen përtej një shërbimi të kujdesit të fëmijëve, si pika referimi komunitare për mirërritjen e brezave, këshillimin prindëror, referimin në zinxhirin mbrojtës të fëmijëve dhe mund të shërbejnë si pika hyrje për shërbime të tjera të ofruara nga Bashkia.
  2. Ofrimi i shërbimeve duhet të ngrihet mbi standarde për të siguruar cilësi të shërbimeve.
  3. Rezultatet e këtij studimi konfirmuan lidhjen statistikisht të rëndësishme midis nivelit ekonomik dhe kontribuimit të prindërve në kopshtin e fëmijës së tyre.
  4. Gjithashtu, rezultatet e këtij studimi treguan lidhje statistikisht të rëndësishme midis arsimimit të prindërve dhe mbështetjes që i jep puna e psikologut fëmijës suaj.
  5. Prindërit nuk kanë informacionin e nevojshëm mbi higjienën dhe kujdesin e duhur shëndetësor për fëmijët e tyre.
  6. Në kopshtet e qytetit të Tiranës, asnjë mjek nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës nuk është paraqitur për një periudhë kohe shumë të gjatë.
  7. Për fëmijët e moshës parashkollore, të cilët jetojnë në familje me nivel ekonomik të ulët, nuk ofrohen mundësi për të pasur akses më të madh në shërbimin shëndetësor.
  8. Në kopshtet e qytetit të Tiranës psikologu mungon për një kohë të gjatë, konkretisht në kopshtet nr.56, kopshtin Kodër Kamëz dhe kopshtin Shkozë psikologu mungonte prej më shumë se 6 muajsh.
  9. Ndërhyrja e Bashkisë për rikonstruksion në disa kopshte është një nevojë emergjente për arritjen e standardeve dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijëve./shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë